Lenida Halilaj është emri që po i jep profesionalizëm, sharm dhe bukuri imazhit të kombëtares së Shqipërisë.
E lidhur fort me futbollin, një profesioniste dhe një njohëse e madhe e këtij sporti, Lenida po shkëlqen me paraqitjet e saj televizive gjatë ndeshjeve të Kuqezinjëve.
Ajo që nga muaji shtator është e angazhuar në departamentin për marketing tek Federata Shqipare e Futbollit, por e kryen me persosmëri edhe funksionin e përkthyeses për trajnerin Sylvinho.
Me futbollin ka qenë e lidhur që nga fëmijëria, por që profesioni bazë i saj është i ndërlidhur me fushën e psikologjisë, ku është edhe profesoreshë në Universitetin e Tiranës.
Në një intervistë për ‘GazetaBlic Sport’, Halilaj tregon se si lindi pasioni i madh për futbollin, angazhimin tek kombëtarja, për raportin profesional me trajnerin Sylvinho dhe klubin e saj të prferuar e të cilin e ka parë nga afër në ‘Santiago Bernabeu’, e që është Reali i Madridit.
Ja intervista e plotë:
/GazetaBlic Sport/