Lajme

Tentuan të vjedhin në xhami, imami e njofton policinë

10/19/2024 09:24
nga:Sh R

Imami i xhamisë në fshatin Rubovc të Lipjanit, ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë tentuar të hapin me forcë kasafortën e cila ndodhet në faltore.

Hoxha ngjarjen që dyshohet se ka ndodhur, e raportoi dje.

Rasti i cili u cilësua si “Vjedhje e rëndë në tentativë”, është duke u hetuar, tha policia.