Sporti

Guardiola beson se City ka opsione për ta zëvendësuar

10/18/2024 20:16
nga:E K

Pep Guardiola thotë se do të marrë një vendin për të ardhmen e tij së shpejti, por insiston se Manchester City ka disa mundësi për ta zëvendësuar atë, nëse ai vendos të largohet.

City po e pret vendimin e Guardiolës, nëse do të qëndrojë apo të largohet nga klubi, kur kontrata e tij përfundon verën e 2025-s.

Spanjolli foli rreth spekulimeve të së ardhmes së tij, duke thënë se një klub ndryshon me kohën. Ai gjithashtu mendon se City s’do ta ketë problem ta zëvendësojë atë, nëse vendos të largohet.

“Jam i sigurtë se klubi ka opsione kur unë do të largohem. Tani ose më vonë, do të ndodhë (largimi i tij nga City), andaj besoj se ata kanë opsione për të më zëvendësuar. Do të marrë një vendim shumë shpejtë, por nuk e kam prioritet. Prioritet e kam ndeshjen ndaj Wolves”, ka thënë Guardiola.

Guardiola ka përjetuar suksese të mëdha në krye të Cityt, që nga nënshkrimi me klubin nga Manchesteri më 2016.

Një Ligë të Kampionëve, gjashtë trofe të Premier League, janë këto elemente që e karakterizojnë kohën e Guardiolës në Angli.

Pas ndeshjes me Wolves, City kthehet në aksion me ndeshjen ndaj Sparta Prahas në Ligën e Kampionëve.