Lajme

Bajqinovci: Opozita po ankohet se nuk ka hapësirë mediale, por prej mëngjesit deri në darkë janë nëpër emisione

10/18/2024 12:00
nga:Sh R

Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se opozita e cila po ankohet se nuk ka hapsirë mediale, janë të pranishëm nga mëngjesi deri në mbrëmje në emisone dhe debate të ndryshme.

“Në çdo debat politik janë rend gjithë kohën, me piskamë tërë ditën. Kjo vetëm tregon se askush nuk ju beson”, shkroi ai, raporton GazetaBlic.

Postimi i plotë:

Opozita po ankohet se nuk ka hapësirë mediale, por në fakt janë të pranishëm prej mëngjesit deri në mbrëmje nëpër emisione e debate të ndryshme. Madje i gjen edhe në emisione për bujqësi e çdo temë tjetër, e prapë ankohen. Në çdo debat politik janë rend gjithë kohën, me piskamë tërë ditën. Kjo vetëm tregon se askush nuk ju beson.