Lajme

Azemi me Abdixhikun vizitojnë fshatin Zaskok të Ferizajt: Do të punojmë për të kthyer shpresën

10/17/2024 22:58
nga:G C

Visar Azemi, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), bashkë me kryetarin Lumir Abdixhiku, zhvilluan një vizitë në fshatin Zaskok të Ferizajit, ku takuan figura të shquara që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe LDK-në, raporton GazetaBlic.

Gjatë vizitës, ata u pritën nga z. Ismet Çerkini, një prej anëtarëve të grupit të parë të formacioneve të armatosura për çlirimin e Kosovës, duke qëndruar krah për krah me emra të njohur si Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha dhe Salih Çekaj. Azemi e vlerësoi kontributin e Çerkinit, i cili ka shërbyer me përkushtim të jashtëzakonshëm si drejtor shkolle dhe në shërbimet publike të Ferizajit.

Ai theksoi se fshati Zaskok dhe fshatrat e tjera të Ferizajit janë shtylla të rëndësishme përkrahëse të LDK-së dhe për një të ardhme të ndritur për të gjithë Ferizajin e Kosovës.

Azemi nënvizoi angazhimin e përbashkët për të kthyer shpresën dhe mbështetje nga ky komunitet, i cili ka kontribuar ndjeshëm për LDK-në gjatë viteve.