Karrierën si një futbollist i jashtëzakonshëm e përfundoi, fitoi gjithçka që ishte për t’u fituar dhe u largua i përmbushur nga futbolli kosovar.
Bëhet fjalë për ish futbollistin Enis Zabërgja, i cili tashmë punon krejt diçka tjetër dhe jashtë futbollit, por që synon që një ditë të rikthehet përsëri.
Në një rrëfim ekskluziv për emisionin ‘Expose‘, prodhim i ‘GazetaBlic’, ai tha se po punon një punë logjistike në sektorin publike, por nëse një ditë dëshiron të jetë trajner i Llapit, bashkë me Tahir Batatinën.
Ai zbuloi poashtu se djali i tij është rrugës për t’u bërë një futbollist i ardhshëm dhe Zabërgja thotë se do t’i ndihmojë me gjithçka që mundet, në mënyrë që gjithçka të shkoi mirë.
“Punoj në një punë të shtetit në logjistikë, tani nuk e kam me çdo kusht mu bë trajner, po i kushtohem djalit tim që po luan tek Ramiz Sadiku, do t’i foksuohem atij. Do gjëra që i kam bë unë, do t’i rri afër atij, është koha e tij tani edhe pak ma ndryshe. Nëse bëhem trajner, kisha pas dëshirë të jem trajner i Llapit. Bashkë me Batatinën“, përfundoi Zabërgja.
/GazetaBlic Sport/


