Sporti

“Shkova në Ulqin një ditë para fazës përgatitore”, Zabërgja kujton momentin kur Bylbyl Sokoli e përjashtoi nga skuadra e Hysit

10/20/2024 21:34
nga:Lorik J

Njëri ndër futbollistët më të mirë në histori të futbollit kosovar, Enis Zabërgja, i dha fund karrierës së tij të jashtëzakonshme.

Në një rrëfim ekskluziv për ‘Expose‘, prodhim i ‘GazetaBlic’, ish sulmuesi i mirënjohur ka zbuluar detaje interesante të kohës së tij të kaluar në futbollin kosovar, atje ku luajti për më shumë se dy dekada, duke fituar gjithçka që ishte për t’u fituar.

Ai zbuloi një mosmarrëveshje të asaj kohe që e kishte pasur me trajnerin e mirënjohur, Bylbyl Sokolin. Zabërgja kishte udhëtuar për në Ulqin pikërisht në kohën e fazës përgatitore tek skuadra e Hysit, duke qëndruar dy javë, derisa kjo fazë kishte përfunduar.

Pasi u kthy në Kosovë, ai nuk u pranua më pas nga ‘Profa’ tek skuadra, por që pas bisedave me pronarët e klubit dhe me mbështetjen e tifozëve, një vendimi tillë erdhi.

Ai nuk kishte luajtur deri në xhiron e katërt, por që pikërisht në ndeshjen e parë, Zabërgja realizoi dy gola dhe i dha mesazh trajnerit Sokoli se e meriton një vend titullari.

Ka ndodhë një problem me skuadrën e Hysit, kur ishte trajner Bylbyl Sokoli dhe kemi pas me fillu përgatitjet. Më këshilloi të jem më i disiplinuar, të stërvitem, por unë shkova në Ulqin dhe qëndrova 2 javë – sa u kry faza përgatitore e Hysit. Kur u ktheva, trajneri Bylbyl Sokoli nuk donte të më pranonte në ekip, mirëpo ngadalë me pronarin e klubit dhe tifozët që ishin të lidhur me mua, ka pas presion mu kthy unë… Ka qenë moment i vështirë për mua, sepse kaluan 3 xhiro, e pastaj fillova ushtrimet. Shkova në Obiliq për stërvitje, por profa më futi në stërvitje veç vet, por ngadalë më ktheu që në xhiron e katërt. Sapo u ktheva shënova dy gola. Kur je i ri, edhe gabon si çdo lojtar, por mua më vjen keq për këtë moment”, deklaroi Zabërgja.

/GazetaBlic Sport/