Lajme

Deklarata e Stanos, Batusha: Kosova ka kërkuar dhe do të vazhdoj të kërkoj heqjen e masave

10/17/2024 11:50
nga:Sh R

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i është përgjigjur një kërkese të kryeministrit Kurti i cili gjatë Samitit të Procesit të Berlinit iu bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese për Kosovën. Sipas zëdhënësit Stano, nuk është në përgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës e as kryeministrit që të vendos për masat.

“Nuk është Kosova dhe as kryeministri i saj që vendos nëse masat do të hiqen apo jo, ky është një vendim që duhet ta marrin shtetet anëtare. Përfaqësuesi i Lartë ka lëshuar më 3 qershor një Deklaratë në emër të BE-së, e pasuar nga raporti i HRVP-së për përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së. Diskutimet për heqjen e masave për Kosovën vazhdojnë mes shteteve anëtare në Këshill”, tha Stano.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Agon Batusha, ku thotë se masat kanë qenë dhe mbeten të padrejta.

Sipas tij, çështja është e komplikuar nga vet BE-ja nga mënura se si janë vendosur masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Batusha thekson se Kosova ka kërkuar dhe do vazhdoj të kërkoj heqjen e masave.

“Masat kane qene dhe mbeten te padrejta. Eshte kerkuar nga vete zyrtaret e BE-se qe keto masa te hiqen. Natyrisht kjo mbetet ceshtje e vendimmarrjes brenda BE-se, respektivisht votat e secilit shtet anetare dhe ceshtja eshte komplikuar nga vete BE-ja nga menyra se si jane vendos masat. Kosova ka kerkuar dhe do vazhdoj te kerkoj heqjen e masave”, tha ai për GazetaBlic.