Ngjarjet e ditës: 17 tetor 2024
09:30
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me PPSE, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest, mbajnë konferencën për Bujqësinë e Qëndrueshme dhe Vendimmarrjen e Bazuar në të Dhëna. Merr pjesë ministri Faton Peci. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
10:00
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), me rastin e 25-vjetorit mban ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare mbi dhunën seksuale në konflikt. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit bën shqyrtimin e raporteve të Komisioneve kryesore për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe Ministrat. (Kuvendi i Kosovës, N 204)
13:00
Mbahet sesion informues për bizneset e interesuara për aplikim në Skemën e Granteve për Inovacion, të shpallur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor (LuxDev). (Qendra e Inovacionit Fakulteti Teknik)
13:30
Avokati Gent Gjini, i angazhuar nga familja e Faton Hajrizit, dorëzon padi dhe kallëzime penale ndaj kryeministri Albin Kurti dhe dy vartësve të tij Besnik Bislimit dhe Albulena Haxhiut. (Pallati i Drejtësisë)
18:00
Oda e Mjekëve organizon Kongresin e VI-të të Mjekësisë me temën bosht Sfidat e Diagnostikës së Mijëvjeçarit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)


