Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar që punimet e seancës së sotme të ndërpriten pasi shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare do të mbajnë konferencë për media para zyreve të RTK-së.
E gjitha kjo ndodhi për shkak se Radio Televizioni i Kosovës nuk transmetoi për rreth një orë seancën e opozitës, duke shfaqur kështu një konferencë të Kryeministrit Albin Kurti për të mbijetuarit e dhunës seksuale.
“Ne do ta ndërprejmë seancën për një arsye të vetme, që para RTK-së ta mbajmë një konferencë dhe t’i adresojmë çështjet që na brengosin. Sjellja e RTK-së karshi opozitës është patolerueshme. Bllokimi i fjalës, tentimi për ta shmang nga vëmendje e qytetarit është i papranueshëm. Do të shkojmë para objektit të RTK-së për një konferencë për shtyp”, tha Tahiri.
“Vazhdojmë në një moment tjetër”, shtoi Tahiri.


