Albion Rrahmani nuk ishte në elementin e tij më të mirë në dy ndeshjet e tetorit me fanellën e Kosovës.
Si në takimin ndaj Lituanisë, ashtu edhe në ndeshjen ndaj Qipros, Rrahmani nuk e dëshmoi se ishte një zëvendësues adekuat për Vedat Muriqin, në qendër të sulmit, shkruan GazetaBlic Sport.
Statistikat e tij ishin shumë larg atyre që jemi mësuar t’i shohim tek klubet e tij, pavarësisht se dy kundërshtaret e këtij muaji të Kosovës nuk ishin edhe aq të nivelit të lartë.
Mbetet të shihet se cila do të jetë forma e tij në ndeshjet e nëntorit, pikërisht atëherë kur do të vendoset gjithçka për fatin e grupit.
/GazetaBlic Sport/


