Sporti

2 Korriku U19 – Dublin U19, skuadra kosovare kërkon suksesin në Ligën e Kampionëve, ndeshja zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’

10/16/2024 14:00
nga:Mergim Rreci

Skuadra e 2 Korriku U19 e vazhdon aventurën kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Pas suksesit ndaj Bylis, skuadra kosovare ka njoftuar se ndeshjen e radhës do ta zhvillojë më 23 tetor, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, transmeton GazetaBlic Sport.

Kundërshtari do të jetë UC Dublin U19, atje ku synohet rezultat sa më pozitiv në ndeshjen e parë, ndeshje kjo e raundit të dytë kualifikues.