Lajme

Prishtinasi rrah gruan, arrestohet e më pas lirohet

10/16/2024 11:27
nga:Sh R

Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit e ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Pas arrestimit, i njëjti me vendim të prokurorit është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit që kishte pasur me bashkëshorten e tij e kishte sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thotë policia.