Lajme

Cakolli: Me pasë reduktim të rrymës është nervozë në vete, me vendos Dejona për të inati që s’kapërdihet

10/14/2024 21:55
nga:Genita C

Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli ka reaguar pas publikimit në Nacionale të bisedës ndërmjet Koordinatorës së LVV-së Dejona Mihali me ish-Shefin e KEK-ut Nagip Krasniqi, ku dëshmohet se Mihali vendosi edhe për reduktimet e rrymës.

Cakolli ka thënë se ta kuptosh se për reduktimet vendos Deojna Mihali është inati që s’kapërdihet.

E plotë:

Me pase reduktime, eshte nervoze ne vete. Ama, me pase reduktime per shkak se keshtu ka vendose Dejona, eshte inati qe s’kaperdihet.

Ndodhë edhe kjo: Dejona Mihali vendos kur të ndalet rryma në Kosovë, e kur jo