Lajme

Maqedonci: Nuk e mendoj dorëheqjen, dorëzohem vetëm i vdekur

10/14/2024 21:35
nga:Genita C

Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FKS-së.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është pyetur nëse në situatën për mungesë të ushqimeve në FSK e ka menduar dorëheqjen.

“Unë kur marrë një detyrë nuk e mendoj dorëheqjen kurrë, mund të shkarkohem, e dorëzohem vetëm i vdekur. Dorëheqje nuk jap para asnjë sfide. Kjo është sfidë e parashikuar, përderisa është e parashikuar është e menaxhueshme”, tha Maqedonci në Pressing, transmeton Express.

“Së bashku me gjeneral Jasharin dhe stafin e Ministrisë së Mbrojtjes jemi duke u angazhuar maksimalisht që këtë çështje ta zgjidhim për një afat më të gjatë”, u shpreh Maqedonci në Pressing.