Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë se arsyeja që seancat po bojkotohen nga VV’ja është sepse po dalin në shesh dështimet e tyre.
Lekaj në një përgjigje dhënë për GazetaBlic thekson se: “Temat e ngritura në Kuvendin e Kosovës po ju shkaktojnë dhimbje Vetëvendosjes”.
“Pushteti i shumicës së Vetëvendosjes, tani e shumë kohë bojkotojnë seancat ku nxjerrin dhe shpërfaqin temat e rëndësishme për vendin, sepse po ju nxjerrin në shesh dështimet e Qeverisë Kurti”, tha Lekaj.
Ai tutje, kritkoi Qeverinë që nuk ka trajtuar asnjë temë në formën e duhur, teksa përmendi edhe sigurimin e ushqimit për Ushtarët e Kosovës, por edhe lëshimin e sallës kur u diskutua përgjimi Lila-Radojçiq.
“Ky pushtet ka punuar keqë dhe nuk ka trajtuar asnjë temë në formën e duhur, përfshirë edhe këtë të Sigurimit të Ushqimit për ushtarët e Kosovës.Madje edhe javën e shkuar lëshuan sallën kur do të diskutohej për përgjimet e Shefes së Grupit të VV-së znj.Kusari Lila me Radoiçiç”, tha Lekaj.
Lekaj thotë se, veprimet e tyre janë tradhti ndaj qytetarëve të Kosovës.
“Pra, këto tema janë dështim dhe tradhti e Qeverisë Kurti ndaj qytetarëve të Kosovës dhe qeverisjes së duhur që duhej të ndodhte.Këto e shumë tema të ngritura në Kuvend shkaktojnë humbje dhe dhimbje ndaj Qeverisë Kurti, prandaj ata po shmangen dhe nuk pranojnë përballje publike”, tha Lekaj për GazetaBlic.
Eksperti britanik shpreh skepticizëm për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare
Grainca vjen me propozim për Kurtin: Kërko azil e mos u kthe më, shteti nuk mbahet me pallavra


