Sipas ekspertit britanik, Eric Gordy, situata aktuale për Kosovën në Bashkimin Evropian është mjaft shqetësuese.
Ai për GazetaBlic thekson se “për momentin, qëndrimi i Bashkimit Evropian nuk është shumë i favorshëm për Kosovën, veçanërisht sepse ekziston një vullnet i fortë për t’i dhënë koncesione Serbisë në këmbim të aksesit në minierat e litiumit dhe një pozicion më bashkëpunues në lidhje me luftën në Ukrainë.”
Ky realitet, sipas tij, ndikon në mungesën e hapjes së Vuçiçit për negociata, duke e bërë më të vështirë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në komunat veriore dhe njohjen reciproke.
Ai thekson se “arsyeja që Kurti e ka të vështirë të bëjë një marrëveshje është e njëjta arsye që çdo marrëveshje që ai përfundimisht të bëjë ndoshta do të jetë e zbatueshme, në kontrast me marrëveshjet e bëra nga paraardhësit e tij.”
Më tej, eksperti shpjegon se intransigjenca e Kryeministrit Kurti është rezultat i sinqeritetit të tij.
“Ky sinqeritet është edhe burimi i legjitimitetit të tij politik. Kur ai të arrijë në pikën e marrëveshjes, atëherë do të ketë një marrëveshje të vërtetë.”
Sa i përket integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, eksperti shpreh skepticizëm.
“Ndërkombëtarët janë të vetëdijshëm se integrimi në institucionet ndërkombëtare është rezultati që Kosova dëshiron më së shumti, dhe për këtë arsye është burimi më i fortë.”
Megjithatë, ai paralajmëron se ndoshta nuk do të ketë ndryshime të mëdha së shpejti, pasi “gjesti që u bë për lejimin e mallrave serbe në Kosovë, nuk ishte shumë i madh.”
Grainca vjen me propozim për Kurtin: Kërko azil e mos u kthe më, shteti nuk mbahet me pallavra


