Luka Modric do të jetë 39 vjeç e 40 ditë të shtunën, më 19 nëntor, kur Real Madrid do të luajë kundër Celta Vigos.
Në këtë ndeshje veterani kroat mund të thyejë rekordin e Ferenc Puskas që mbahet prej 58 vitesh.
Nëse luan ndaj Celta Vigo, Modric do të bëhet lojtari më i vjetër që ka luajtur në një ndeshje zyrtare për “Mbretërit”.
Legjendari Puskas e ka luajtur ndeshjen e fundit në vitin 1966 në moshën 39 vjeç e 36 ditë.
Me pjesëmarrjen e tij të shtunën, Modric do të përmirësojë rekordin për katër ditë.
/GazetaBlic Sport


