Lajme

Sezoni i ri i “Expose” vjen me rrëfimin që ndryshon jetë – Gjejlone Haradinaj: Emocion dhe frymëzim

10/13/2024 15:31
nga:Genita C

Emisioni ‘Expose’ nisë sot sezonin e ri, duke sjellë një episod të veçantë me mysafiren Gjejlone Haradinaj, një grua e guximshme që i mbijetoi kancerit të gjirit.

Në këtë intervistë emocionale, Gjejlone ndan përvojat e saj dhe sfidat që ka përballuar gjatë luftës me sëmundjen.

Ky episod premton të jetë një burim frymëzimi për të gjithë, duke theksuar forcën dhe qëndresën njerëzore.

Mos e humbisni mundësinë për të dëgjuar historinë e saj inspiruese sot në orën 21:00 në Gazeta Blic dhe Kanal 10.