Sporti

Skandaloze: Huliganët serbë fillojnë me provokime, shpalosin banerin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”

10/12/2024 19:27
nga:Mergim Rreci

Serbia dhe Zvicra përballen sonte në Ligën e Kombeve.

Kjo ndeshje zhvillohet në Leskovc me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ishte figura më e komentuar para kësaj sfide, natyrisht për faktin se ai është shqiptar dhe e ka mposhtur dy herë Serbinë.

Para kësaj ndeshje, grupe huliganësh serbë kanë filluar me provokimet e tyre skandaloze.

Një baner ku shkruan “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” tashmë është shfaqur në afërsi të stadiumit.