Sporti

Gazetari nga Lituania, Marius Bagdonas: Kosova është favorite, Edon Zhegrova është lider i qartë – synojmë barazimin

10/11/2024 12:08
nga:E K

Kosova do të vazhdojë nesër rrugëtimin në ciklin kualifikues për Kampionatin Botëror në UEFA Nations League.

Dardanët fillimisht kanë punë në udhëtim ndaj Lituanisë me 12 tetor, teksa me 15 tetor presin Qipron në Prishtinë, shkruan GazetaBlic Sport.

Përderisa rrugëtimi nuk filloi mirë për Kombëtaren e Kosovës në muajin shtator aty ku pësuan në ndeshjen e parë nga Rumania, ‘Dardanët’ morën vetën duke fituar në udhëtim ndaj Qipros me rezultat të thellë 0-4.

Gazetari nga Lituania Marius Bagdonas për GazetaBlic Sport e cilësoi Kosovën si një kombëtare të fortë duke thënë se në këtë takim ‘Dardanët’ janë favoritë.

Fillimisht dua të them se të gjithë e kuptojnë se Kosova është favorit në këtë ndeshje. Para disa vitesh, të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje miqësore dhe të gjithë e mbajnë mend rezultatin. Nga ana tjetër, kjo do të jetë një ndeshje tjetër, një histori tjetër. Kombëtarja e Lituanisë ka luajtur futboll të mirë së fundmi dhe në disa raste ka dëshmuar se mund të luajë kundër kundërshtarëve shumë më të mirë. Me mbështetjen e tifozëve vendas, lituanezët me siguri janë në gjendje të arrijnë një barazim.

Lituanezët e marrin Kosovën shumë seriozisht. Lituanezët ishin pak të befasuar që Kosova e humbi kaq keq ndeshjen e parë ndaj Rumanisë. Megjithatë, në ndeshjen e dytë kundër Qipros skuadra tregoi potencialin dhe forcën e saj të vërtetë. Të gjithë e kuptojnë se Kosova është më e fortë dhe e respektojnë shumë kundërshtarin e tyre“, tha fillimisht ai.

Trajneri i kombëtares së Lituanisë, Edgaras Jankauskas ka veçuar liderin e Kosovës, Edon Zhegrova, në prag të kësaj ndeshjeje.

“Ndoshta komuniteti ynë i futbollit di më pak për Kosovën, por në fakt është një ekip shumë i fuqishëm, me lojtarë që përfaqësojnë klube të forta evropiane, të gjithë që luajnë jashtë – në Itali, Angli, Turqi, Zvicër, Gjermani dhe në Ligën e Kampionëve. Një lider i qartë te Kosova është Edon Zhegrova i Lille-t. Ai vlen 20 milionë euro në tregun evropian të futbollit”, tha Jankuras, citon gazetari lituanez për GazetaBlic Sport.