Lajme

Një i vdekur nga shpërthimi i çisternës në Pejë

10/11/2024 10:36
nga:Y I

Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një cisterne që ka ndodhur sot në një pompë të derivateve në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, tha ai për “Gazeta Blic”.

Më herët nga Policia folën për “Gazeta Blic” në lidhje me shpërthimin në fjalë.

Shpërthen një cisternë në Pejë, s’dihet për të lënduar