Lajme

Kusari-Lila: Biseda e publikuar dje është e montuar, s’kam komunikuar me Milan Radojiçiq!

10/10/2024 11:16
nga:Y I

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për media ka folur në lidhje me audio-inçzimin e publikuar dje mes saj dhe Milan Radojiçiq.

Kusari-Lila tha se biseda është e montuar dhe se nuk ka folur me Radojiçiq për Ligjin për Pagën Minimale.

“Një manipulim dhe montazh e asaj natyre e cila synon të vendos në dyshim integritetin dhe personalitetin tim, pozicionim politik timin dhe të Grupit Parlamentar të LVV-së nuk ka asnjë qëllim tjetër përveçse ta përdorë Listën Serbe ende si faktor politik përkundër që lista Serbe zyrtarisht që dy vite e gjysëm nuk ka ardhur në Kuvend. Fatkeqësia për ata që iu mungon është që po mundohen me fabrikime ta sjellin në vëmendje Listën Serbe dhe t’a pastrojnë personalitetin e kriminelit, Radojiçiq. Vetëm një bisedë me insistimin e Simiq e kam me Radojiçiq. Tendenca për ta pastru kriminelin figurën e Radojiçiq në mediat tona, është për keqardhje.

“Lista Serbe me krejt aktivitetin e vet ka treguar se është organizatë kriminale. Ka 2 vite e gjysëm që nuk janë në Kuvendin e Kosovës dhe po tentojnë të futen në Kuvend përmes luftës hibride. Ajo bisedë çfarë kam dëgjuar dje është e montuar. Nuk kam folur me Radojiçiq për Ligjin për Pagën minimale” tha Kusari-Lila raporton Gazeta Blic.