Sporti

Deklaratë nga familja e futbollistit të vdekur, Baldock: ‘I kërkojmë mediave të respektojnë privatësinë tonë’

10/10/2024 08:48
nga:Lorik J

Përmes një deklarate të lëshuar, familja e futbollistit, George Baldock ka kërkuar nga mediat që të respektojnë privatësinë e tyre.

George Baldock nuk jeton më, pasi 31-vjeçari dha frymën e fundit pasditen e së mërkurës në Glyfada. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, ndonëse të dhënat e para flasin për atak në zemër.

Pak orë pas njoftimit të ngjarjes tragjike, familja e viktimës ka dalë me një deklaratë. Ata thonë se të gjithë janë të shokuar, ndërsa në të njëjtën kohë kërkojnë nga mediat që të respektojnë privatësinë e tyre.

“Mund të konfirmojmë se George ka ndërruar jetë fatkeqësisht. Si familje jemi të tronditur nga kjo humbje e tmerrshme. Kërkojmë që mediat të respektojnë privatësinë tonë në këtë moment”, thuhet në deklaratën e familjes.

/GazetaBlic Sport