Lajme

Avdyli: Haradinaj për mua është hero i luftës

10/09/2024 19:04
nga:Sh R

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se për të heronj janë të gjithë ata që kanë luftuar, të njëjtën deklaratë ai e tha edhe për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se është një hero për të.

Në DPT Fidani të Klan Kosovës, ai u shpreh kështu kur u pyet se a është e drejtë të thuhet se vetëm kryeministri Albin Kurti po e “lufton” presidentin serb, Aleksanadar Vuçiq, kur në të vërtetë edhe politikanë të tjerë kanë luftuar ndaj Vuçiq në kohëra më të vështira, me armë duke qenë pjesë e UÇK-së, ku u përmend nga Fidan Jupolli edhe Ramush Haradinaj.

“Unë besoj në patriotizimin e para luftës dhe luftës dhe në atë nuk ka diskutim sepse çdo njëri që e ka kapur pushkën ai për mua është hero, edhe Z.Haradinaj për mua është hero i luftës”.

“Ndërsa sa i përket pas luftës ne e kemi pa do të thotë koalicioni i PAN-it ishte kur Z. Haradinaj ishte kryeministër ishte pritur Lista Sërba për shtat orë në vitin 2017 dhe është bërë me votat e tyre. Sepse 41 vota bashkë i ka pasë koalicioni PAN, bashkë me AKR-në”, ka thënë Avdyli.