Sporti

Joselu: ‘Vinicius? Jo, unë do t’i jepja Topin e Artë Carvajalit’

10/09/2024 11:08
nga:Lorik J

Tifozët e Real Madridit po bëjnë thirrje që Vinicius të fitojë Topin e Artë, por Joselu ka mendime të ndryshme. Ai beson se Dani Carvajal e meriton këtë çmim.

Joselu deklaroi: “Unë do t’ia jepja Carvajal. Po flasim për një lojtar që luajti gjithë vitin e kaluar.”

Joselu theksoi arritjet mbresëlënëse të Carvajal, duke vënë në dukje se ai fitoi të njëjtin numër titujsh të klubit si Vinicius.

“Dani e ka përfunduar sezonin duke qenë lojtari më i mirë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe duke fituar një kampionat evropian në të cilin ishte shumë i rëndësishëm”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport