Lajme

Misioni i NATO-s ndan pamje të ushtarëve amerikanë teksa ushtronin pjesëtarët e FSK-së

10/09/2024 11:04
nga:G C

Misioni Amerikan në NATO e ka njoftuar që ushtarët e tyre e kanë përfunduar Ushtrimin Stërvitor të Forcave të Kosovës, FSK.

“Ushtarët amerikanë e kanë kompletuar Ushtrimin Stërvitor të Forcave të Kosovës në një Qendër të Përbashkët Shumëkombëshe të Gatishmërisë në Gjermani”, thuhet në njoftimin e Misionit Amerikan në NATO i publikuar në X.