Lajme

Haradinaj: Rritja prej 20% e pensioneve, trajtim mizor nga ana e Kurtit 

10/08/2024 21:18
nga:G B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi për rritjen prej 20% të pensioneve nga qeveria Kurti, ka qenë e pritshme.

Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se ky është trajtim mizor ndaj penzionistëve.

“Ne e kemi pritur këtë nga Kurti. Ky është një trajtim mizor që e bënë ndaj pensionistëve. Kjo rritje i bjen rreth 5%, që dmth i bjen më pak se rritja e çmimeve”, ka thënë Haradinaj.