Lajme

“A nuk është mashtrim”/ Hoti: VV kishte premtim shuarjen e AKP-së, fundi i mandatit e as nuk e ka në plan

10/08/2024 15:18
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj AKP-së për dhënien me qira dhe shitjen e pronave në gjithë Kosovën, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka kujtuar se VV në program të saj ka pasur të shkruar “AKP do të shuhet mbyllja dhe asetet e saj do i kalojnë në pronësi Fondit Sovran”.

Hoti ka thënë se derisa VV është në vitin e katërt dhe se nuk është në plan të shuhet AKP, derisa këtë e ka quajtur mashtrim.

Postimi i tij i plotë:

AKP vazhdon ‘bizneset’ e saj të dhënies me qira dhe shitjes së pronave, në vend që të barten pronat e saj në Fondin Sovran siç është premtuar nga VV-Guxo

Po marr shkas të reagoj nga njoftimet e Agjencisë së Privatizimit për dhënie me qira dhe për shitje të pronave në gjithë Kosovën.

Për rikujtim të qytetarëve: në programin e partisë në pushtet është e shkruar e zezë mbi të bardhë: “AKP do të shuhet mbyllja dhe asetet e saj do i kalojnë në pronësi Fondit Sovran”.

Jemi në fund të vitit të katërt. As nuk është krijuar Fondi Sovran e as nuk është në plan të shuhet AKP.

Çfarë i thonë kësaj?

A nuk është ky mashtrim?

A nuk përbën dështim në realizimin e premtimeve? Çfarë do t’u thonë qytetarëve kur të përballën me ta për të kërkuar votën e tyre në zgjedhjet e shkurtit 2025?