Sporti

Fonseca i sigurt, drejtorët e Milanit ia lënë fajin lojtarëve për humbjet

10/08/2024 08:37
nga:Lorik J

Trajneri aktual i Milanit – Paulo Fonseca, nuk do të humbasë punën pas humbjes nga Fiorentina me rezultat 1:2. “Mediaset” shkruan se klubi e ka analizuar humbjen në Firence dhe fajtorët kryesorë janë lojtarët që humbën dy penallti.

“Rossonerët” kanë katër humbje në nëntë ndeshje që nga fillimi i sezonit dhe kjo i bën presion serioz Fonseca-s, i cili i shpëtoi detyrës me një fitore në derbin e qytetit me Interin (2:1).

Drejtorët Giorgio Furlani, Joffrey Moncada dhe Zlatan Ibrahimovic ende e konsiderojnë portugezin një opsion të përshtatshëm.

Treshja e drejtorëve do të kërkojë edhe shpjegim nga lojtarët për penalltitë e shkëmbyera. Fonseca tha në një konferencë se ekzekutuesi i penalltisë është Christian Pulisic. Kundër Fiorentinës, Theo Hernandez dhe Tammy Abraham të dy patën goditje me nga pika e bardhë, por të dy nuk arritën të mposhtin David de Gea.

Sipas shtypit në Itali, Fonseca nuk shfajësohet, por Furlani, Moncada dhe Ibrahimovic i fokusojnë akuzat te futbollistët. Megjithatë, puna e portugezit do të vazhdojë të monitorohet nga afër edhe në ndeshjet e ardhshme.

/GazetaBlic Sport