Sporti

Adrion Pajaziti për ftesën nga Shqipëria: I tregova mamit në fillim, jam gati për t’u bërë legjendë e Kombëtares

10/07/2024 12:12
nga:Lorik J

Adrion Pajaziti është futbollisti i parë që ka dalë në konferencën për shtyp ditën e sotme për të folur për sfidat me Çekinë dhe me Gjeorgjinë. Mesfushori është surpriza e Sylvinhos në këtë grumbullim, i cili për herë të parë siguroi ftesën e brazilianit për në Kombëtaren A.

Pajaziti shprehet shumë i sigurtë se është gati për të zbritur në fushë për të ndihmuar ekipin. Ndër të tjera nënvizon se lojtarët e kanë pritur mirë dhe se shpreson që me Kombëtaren të jetë pjesë e Kampionatit Botëror.

“Pozicioni? Unë jam mesfushor ofensiv, unë kam luajtur si 6, 8 apo 10. Ku e shikon trajneri se mundem të bëj mirë aty do të luaj.

Ku ishit dhe si reaguat kur morët vesh ftesën? Direkt me mamin, pastaj me babin. Të gjithë janë të lumtur për mua që mora aftesën e Kombëtares, që nga dajat e axhallarët, të gjithë.

2 golat me Shpresat? Ka qenë ndeshje shumë e mirë, jo vetëm unë, por të gjithë lojtarët. Sigurisht kur shënon dy gola të japin më shumë mundësi.Por edhe performanca ime me klubin është mirë.

Demollari? Unë jam Pajaziti dhe jo Demollari. Ndihem mirë kur marr komplimente dhe sigurisht do të bëj maksimumin për t’u bërë legjendë si ai.

Kë ndjek Pajaziti? Në Kombëtare këtu më pëlqen shumë si luan Asllani dhe Bajrami. Mundem mu kombinu mirë me ta, pasi janë të rinjë si unë. Jashtë Kombëtares që kur kam qenë i vogël kam parë Modric. Ka cilësi shumë të mira dhe më ka pëlqyer shumë.

Nga Shpresat te ekipi A, do të jetë e vështirë për t’u integruar? Nuk do të jetë e lehtë, por jam gati. Kam cilësi dhe vetëbesim shumë të madh., Çunat më kanë pritur shumë mirë dhe më kanë bërë të ndihem mirë. Mezi pres të stërvitemi dhe të shikojmë çfarë do të bëjmë.

Objektivi? Unë dua që çdo herë të tregoj vetën dhe të jem vazhdimisht lojtar i kombëtares,. Të jem një prej lojtarëve bazë të kuqezinjve dhe dua të jem një prej futbollistëve në Botëror.

Jam gati për çdo moment, në çdo moment që trajneri e mendon se duhet të luaj. Kam vetëbesim dhe do të jap më të mirën time”, ka theksuar Adrion pajaziti.