Sporti

Granit Begolli jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Lirisë

10/07/2024 12:02
nga:Lorik J

Trajneri i njohur kosovar, Granit Begolli nuk do jetë më pjesë e klubit të Lirisë.

FC Liria që garon në Ligën e Parë ka barazuar dje në shtëpi me rezultatin 0-0 ndaj Istogut, në xhiron e tetë të kampionatit.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se trajneri Granit Begolli ka dhënë dorëheqje pas këtij barazimim, teksa ai sot do përshëndetet me stafin dhe lojtarët e klubit prizrenas.

Begolli edhe më herët ka ofruar dorëheqjen nga klubi, pasi nuk ka qenë i kënaqur me mënyrën se si kanë shkuar punët, por kryesia nuk e ka pranuar. Megjithatë – pas barazimit me Istogun, vendimi i tij ka qenë i prerë – andaj për të mirën e klubit është larguar.

FC Liria pas tetë xhirove në Ligën e Parë numëron 11 pikë.

Gjatë orëve në vijim, FC Liria pritet ta zyrtarizojë lajmin.

/GazetaBlic Sport