Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në javën e ardhshme, raporton Gazeta Blic.
Sipas parashikimit, java pritet të shoqërohet me mot me diell, vranësira e riga shiu, në temperatura deri në 24 gradë.
Parashikimi i Motit për pesë ditë (07-11 tetor 2024)
E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21gardë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
E martë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-3m/s.
E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7/m/s.
E enjte- Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
E premte- Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar. .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.