Sporti

Kapiteni i Kosovës U-21, Milot Avdyli nderohet nga Aarau – futbollisti arrin 100 paraqitje me klubin zviceran

10/06/2024 08:37
nga:Lorik J

Kapiteni i kombëtares U21, Milot Avdyli ka arritur dje një shifër të re në karrierën e tij në Zvicër tek klubi, Aarau.

Avdyli dje zhvilloi ndeshjen e 100’të në karrierën e tij, në barazimin 0-0 ndaj Vaduzit, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi i Aarau nderoi dje Avdylin para ndeshjes, duke ia dhuruar një fanellë me numrin 100, që simbolizon numrin e paraqitjeve të tij me klubin zviceran.

Kujtojmë se Avdyli kaloi në Zvicër në vitin 2021.

/GazetaBlic Sport