Lajme

Parashikimi i motit për sot

10/06/2024 07:03
nga:G C

Sot, në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 17 gradë Celsius.

“Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.