Lajme

Mbi 200,000 njerëz kanë ikur nga Libani në Siri

10/05/2024 14:31
nga:Y I

Më shumë se 200,000 njerëz kanë ikur nga Libani për në Siri “si rezultat i sulmeve ajrore të Izraelit”, sipas Kombeve të Bashkuara.

Një përditësim nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, ka treguar se ky numër përfshin edhe qytetarë libanezë, edhe sirianë që jetojnë në Liban.

Të dhënat nga qeveria e Libanit e çojnë totalin në 300,000. Të premten, një sulm izraelit ka goditur pikëkalimin kryesor mes të dyja shteteve duke pamundësuar kalimin e automjeteve, raportoi BBC.

Ushtria izraelite ka thënë se goditi caqe të Hazbollahut në pikëkalimin Masnaa dhe pretendoi se grupi po e përdorte për të futur armë. Njerëzit po vazhdojnë ta kalojnë kufirin në këmbë.