Lajme

Arrestohet një shtetas i Turqisë në aeroport, iu gjetën dy pasaporta franceze që dyshohet se janë false

10/05/2024 10:00
nga:Y I

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës pasi i janë gjetur dy pasaporta franceze që dyshohet se janë falsifikuar.

Policia e Kosovës njoftoi se pasaportat ia ka konfiskuar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Aeroporti i Prishtinës 04.10.2024-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që tek i njëjti janë gjetur dy pasaporta franceze që dyshohet të jenë të falsifikuara. Pasaportat janë konfiskuar , ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha policia.