Lajme

Kurti për SHBA e BE: Alarmohen sa herë marrim veprime, por ja ku jemi, Kosova është më mirë se asnjëherë më parë

10/04/2024 15:38
nga:N K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Bloomberg” ka folur për kritikat ndërkombëtare që ka marrë rreth veprimeve në Veri dhe trajtimit të minoritetit serb.

Kurti ka thënë se kritikat kanë qenë të ekzagjeruara. Kryeministri i Kosovës duke folur për vërejtjet e aleatëve rreth veprimeve në Veri dhe mundësisë së eskalimit ka thënë se ata shqetësohen shumë.

Sipas kryeministrit Kurti sa herë që Qeveria e Kosovës ndërmerr aksione ka zëra alarmues për mundësi eskalimi, megjithatë shton se Kosova është më mirë se asnjëherë më parë.

“Ata janë shumë të shqetësuar”, ka deklaruar Kurti për Bloomberg në një intervistë në Varshavë të mërkurën.

“Sa herë që ndërmarrim veprime, ka zëra alarmues për përshkallëzimin e mundshëm, por ja ku jemi — Kosova është më e mirë se kurrë më parë”, ka shtuar tutje kreu i Qeverisë së Kosovës.