Sporti

Franca publikon listën e lojtarëve të ftuar, mungon Kylian Mbappe

10/03/2024 14:46
nga:E K

Kombëtarja e Francës ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit tetor.

Trajneri, Didier Deschamps ka zbuluar lojtarët që do t’i ketë për dy ndeshjet, ndaj Izraelit dhe Belgjikës.

Në këtë listë mungon emri i sulmuesit të Real Madrid, Kylian Mbappe – i cili do të qëndroj në Madrid për t’u rikuperuar nga një lëndim i vogël edhe pse mbrëmë luajti pak minuta në Ligën e Kampionëve kundër Lille.

Në këtë grumbullim mungon edhe mesfushori i Al Ittihadit, N’Golo Kante.

Kurse është ftuar sulmuesi i Chelseat, Christopher Nkunku – që po kalon formë të jashtëzakonshme me Blutë e Londrës.