Sporti

Laurent Xhylani i Malishevës befasia e sezonit, 20-vjeçari e “alarmon” Toverlanin

10/03/2024 14:22
nga:Sh R

Klubi i Malishevës po del të jetë befasia e sezonit në Superligën e Kosovës.

Pas 7 xhirove, Malisheva gjendet në vendin e parë me 14 pikë. Një nga lojtarët që ka spikatur tek Malisheva këtë sezon është talenti 20-vjeçar, Laurent Xhylani.

Xhylani në 7 ndeshjet ka qenë titullar në formacionin e Bekim Isufit, duke arritur të shënoi 2 gola dhe të ketë 2 asistime.

Ai ishte vendimtar në ndeshjen e Malishevës kundër Gjilanit, ku arriti të shënoi golin e tre pikëve.

20-vjeçari për tifozët e Malishevës është bërë njëri nga lojtarët e preferuar këtë sezon. Forma e tij mund të jetë një “alarm” për selektorin e Kosovës U21 që ta ftoj në ndeshjet e muajit tetor.