Sporti

Carvajal nuk ishte vetvetja mbrëmë, ishte tejet i inatosur me humbje ndaj Lille-t

10/03/2024 10:12
nga:E K

Skuadra e Real Madridit pësoi humbje në Ligën e Kampionëve mbrëmë ndaj Lille-t me rezultatin minimal 1:0.

Mbrojtësi spanjoll që është edhe kapiten te klubi mbretëror, Dani Carvajal ishte tejet i inatosur me disfatën.

Kamerat kanë xhiruar futbollistin në fjalë, i cili shihet tejet nervoz në minutat e ndeshjes, duke kërkuar në çdo formë që skuadra e tij të barazonte rezultatin.

Madje në një moment, ai shtyu një futbollist të Lille-t – i cili nuk ia dha topin kur kishte dalë në rivënje anësore.

Kujtojmë se në këtë ndeshje paraqitje të mirë pati lojtari kosovar, Edon Zhegrova.