Sporti

Diego Simeone: Kemi luajtur shumë keq, urime – ata ishin më të mirë

10/03/2024 09:49
nga:E K

Trajneri i Atletico Madridit – Diego Simeone, ka tentuar të qetësojë tifozët e skuadrës pas humbjes katastrofike me 0:4 në vizitën e Benficas nga Champions League.

“Ndeshja nuk ishte e mirë, ne nuk e kontrolluam mirë. Ata ishin shumë të vendosur në të gjitha gabimet tona dhe për këtë i përgëzoj. Benfica luajti fuqishëm në çdo fazë të lojës dhe pati raste për të shënuar”, tha ai pas ndeshjes në Lisbonë, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ne luajtëm keq. Duhet ta pranoni. Nuk luajtëm mirë, ndryshimet nuk na dhanë rezultatin që kërkonim. Ne luajtëm aq keq, ata ishin më të mirë dhe ne e pranuam gola”, tha Simeone.

“Urime për kundërshtarin, ata bënë një lojë shumë të mirë, i shfrytëzuan të gjitha gabimet tona me shumë forcë dhe e merituan fitoren”, ka uruar ai Benfikën.

/GazetaBlic Sport/