Sporti

Dortmund në pozitën e parë, Brest në të dytën – kështu duket renditja tabelare në Champions League pas xhiros së dytë

10/03/2024 08:08
nga:E K

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së dytë në Champions League.

Ky sezon është më ndryshe se ai që jemi mësuar ta shohim, me një format krejtësisht të ri.

Për herë të parë, 36 skuadra do të garojnë për trofeun e Ligës së Kampionëve, katër më shumë se që ishin më parë.

Secila skuadër do të luaj nga tetë ndeshje, me kundërshtar të ndryshëm, nuk do të ketë as grupe, por pikët e mbledhura do të llogariten njëjtë sikurse ligat e tjera.

Pas ndeshjeve të javës së dytë, Borusia Dortmund kryeson tabelen me gjashtë pikë, aq sa kanë edhe Brest, Benfica, Bayer Leverkusen, Liverpul, Aston Villa dhe Juventus.

Pa pikë pas këtyre dz ndeshjeve janë,Leipzig, Girona, Sturm Graz, Milan, Crvena Zvezda, Salzburg, Sloven Bratislava dhe Young Boys.

Në përfundim të tetë ndeshjeve nga secila skuadër, skuadrat që kanë më së shumti pikë, nga vendi 1-8 do të kualiikohen në 1/8 e finales, skuadrat nga vendi 9-24 do të luajnë në 1/16 e finales, ku do të ketë short, ndërsa skuadrat nga vendi 25-36 do të eliminohen nga Liga e Kampionëve.