Përfundoi 1-0 ndeshja mes Bayer Leverkusenit dhe Milanit e vlefshme për xhiron e dytë të Champions League.
Në fund të ndeshjes, Paulo Fonseca u deklarua për Sky Sport.
“Ne nuk fituam, por është ndeshja që e kam shijuar më shumë që kur jam këtu. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë. Jemi të zhgënjyer me rezultatin”, tha fillimisht trajneri.
Fonseca më pas vazhdoi duke komentuar për kontaktin në Loftus-Cheek: “Kur keni një situatë të tillë, duhet të paktën të shikoni VAR-in. Për mua ishte një penallti.”
“Ata krijuan probleme me kombinimet në krahun e djathtë, por në vështirësi u mbrojtëm mirë”, përfundoi trajneri i Milanit.
/GazetaBlic Sport