Lajme

Ministri i Jashtëm austriak: Nuk duhet ta humbasim Ballkanin, duhet të pjesë e familjes së BE-së

10/01/2024 19:32
nga:Y I

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, mori pjesë në takimin vjetor të ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit më 1 tetor 2024.

Në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Jashtme austriake thuhet se Schallenberg ka deklaruar se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Dhjetë vjet pas fillimit të Procesit të Berlinit, është edhe më e rëndësishme të përshpejtojmë përpjekjet tona. Ballkani Perëndimor më në fund duhet të bëhet pjesë e familjes sonë të BE-së. Zgjerimi është instrumenti ynë më i fortë gjeostrategjik për këtë”, ka thënë Schallenberg.

Ai ka theksuar se është i kënaqur me qëllimet e arritura në kuadër të Procesit të Berlinit, si “Korsitë e Gjelbërta” për të shkurtuar kohën e pritjes në kufij dhe për përparimin në bashkëpunimin rajonal midis shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Duke pasur parasysh situatën gjithnjë e më të rrezikshme gjeopolitike rreth Evropës, ajo po bëhet çdo ditë e më e rëndësishme: ne nuk duhet të humbasim Ballkanin Perëndimor. Ose eksportojmë stabilitet – përmes procesit të zgjerimit – ose importojmë paqëndrueshmëri”, ka pohuar ministri austriak.