Në letrën e tyre drejtuar komitetit disiplinor të La Ligës, Atletico Madrid pretendoi se Thibaut Courtois provokoi tifozët e tyre përpara se ata të fillonin të hidhnin gjëra në fushë, sipas El Chiringuito.
Deklarata e Atletico-s është një përpjekje për të reduktuar një sanksion të madh nga La Liga për sjelljen e tifozëve.
Megjithatë, kamerat regjistruan tifozët e Atleticos duke kënduar kore për vdekjen e portierit të Realit.
Kujtojmë se ndeshja mes Real Madrid dhe Atletico u ndërpre për më shumë se 10 minuta pasi tifozët e Atletit hodhën objekte të ndryshme të turpshme në fushë.
/GazetaBlic Sport