Sporti

Djali i Ibrahimovic mori thirrjen e tij të parë për ekipin e të rinjve të Suedisë

10/01/2024 17:18
nga:Lorik J

Djali i legjendës Zlatan Ibrahimovic – Maximilian, mori thirrjen e parë në kombëtaren e të rinjve të Suedisë nën 18 vjeç.

18-vjeçari Ibrahimoviç do të jetë pjesë e kombëtares suedeze në ndeshjet ndaj Japonisë dhe SHBA-së.

Qendërsulmuesi i ri ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me AC Milan, ku babai i tij përfundoi karrierën e tij në moshën 41-vjeçare në qershor të vitit 2023.

“Unë e kam ndjekur atë për një vit. Ai po luan gjithnjë e më shumë në ekipin e të rinjve të Milanit. Ai është zhvilluar dhe ka luajtur mirë. Ai bëri një fillim të shkëlqyer me Primavera. Është një mundësi e shkëlqyer për ta sjellë atë mes nesh”, tha trajneri Andreas Peterson.

/GazetaBlic Sport