Lajme

Çfarë deputetë duam në Kuvend?

10/01/2024 11:02
nga:Gazeta Blic

Derisa po afrohet koha e zgjedhjeve, dhe tashmë dihen kandidatët për kryeministër, një temë e cila pritet të jetë në fokusin e opinionit publik, lidhet me emrat që partitë politike do t’i kenë në listën e tyre zgjedhore.

Derisa në zgjedhjet e kaluara ka pasur shumë kritika për emrat nëpër këto lista, ku të perfshirë kishte edhe kandidatë më aktakuza e të dyshuar për vepra të ndryshme korruptive, në këto zgjedhje për shkak se janë të rregullta dhe ka kohë të mjaftueshme për listat zgjedhore, merret vesh se partitë po i kërkojnë kandidatët më të mirë.

Merret vesh se LDK do të ketë në listën e saj edhe emra të kandidatëve që në legjislaturat e kaluara ishin tepër aktiv.

Një prej tyre që pritet t’i rikthehet listës së LDK-së është edhe Blerim Grainca.

Ish- deputeti nga rajoni i Ferizaj, Blerim Grainca më 2017 nga rrjeti i OJQ-ve, Avonet ishte shpallur si deputeti më aktiv në Kuvendin e Kosovës.

Grainca, kishte marrë edhe një vendim, që shumë deputetë vepruan ndryshe. Ai kishte hequr dorë nga kompensimi për naftë.

Në vitin 2015 ky deputet i Kuvendit kishte hequr dorë nga kompensimi për naftë

Por, se çfarë kandidatë do t’i vendosin subjektet politike në listat e tyre zgjedhore, mbetet të shihet në javët në vijim.

Analistët politik, në anën tjetër, po vleresojnë se listat zgjedhore do të kenë peshë të madhe edhe në rezultatin zgjedhor dhe në suksesin e partive politike.

Në garë për kryeministër janë: Albin Kurti nga VV, Bedri Hamza nga PDK, Lumir Abdixhiku nga LDK dhe Ramush Haradinaj nga AAK.

Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shpallur zgjedhjet e reja më 9 shkurt të vitit të adhshëm. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që po i mban Kosova që nga shpallja e pavarësisë së saj.