Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

10/01/2024 07:09
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 1 tetor 2024

10:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

10:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. (Kuvendi i Kosovës, N303)

11:00
Deputetët e deritanishëm të VV-së, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, mbajnë konferencë për medie, ku pritet të shpallin kalimin në Listën për Familjen, për zgjedhjet e 9 shkurtit. Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së dhe PD-së. (Para hyrjes së Kuvendit të Kosovës)

11:00
Komisioni për përzgjedhjen e Bordit të NP KOSTT zhvillon procesin intervistues. (Kuvendi i Kosovës, N10)

11:00
Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, me moton “Përvoja dhe Kontributi ynë ka vlerë: Ndërtojmë komunitete të forta së bashku”. (Objekti i IKSHPK-së)

12:00
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, mban koferencë për medie, me ç’rast publikohet Lista e anëtarëve themelues të Odave të Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit, (Objekti ish-Rilindja)

17:00
Komiteti Olimpik i Kosovës përmes Akademisë Olimpike organizon ceremoninë e hapjes së programit të edukimit “Trajner Sportiv”. (Hotel “Sirius”)