Lajme

Gërvalla pranë Blinkenit, Statovci: Në krah me Amerikën!

09/30/2024 22:33
nga:G C

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në konferencën e Koalicionit Global kundër DAESH/ISIS, në 10-vjetorin e themelimit të tij.

Në lidhje me këtë, ka reaguar deputetja nga Partia Guxo, Jeta Statovci, ku u shprehë që vendi jonë është krah Amerikës, dhe gjithmonë përkrah saj.

“Në krah me Amerikën. Gjithmonë përkrah saj. Në hap me të. Linjës së saj. Dje. Sot. Nesër”, ka shkruar Statovci.

Tutje ka thënë se në fund historia njeh aktet e liderëve të mëdhenj që nderojnë kombin.